Nalazite se na CroRIS probnoj okolini. Ovdje evidentirani podaci neće biti pohranjeni u Informacijskom sustavu znanosti RH. Ako je ovo greška, CroRIS produkcijskoj okolini moguće je pristupi putem poveznice www.croris.hr
izvor podataka: crosbi

Nga betejat historike kroate – Croati a cavalo dhe Soldati Albanesi, shoqëria e tyre dhe të dhënat mbi vepimtarinë e saj nga viti 1675 deri në mes të shek. XVIII. Përmbledhje (CROSBI ID 132172)

Prilog u časopisu | popularni rad

Čoralić, Lovorka ; Balić Nižić, Nedjeljka Nga betejat historike kroate – Croati a cavalo dhe Soldati Albanesi, shoqëria e tyre dhe të dhënat mbi vepimtarinë e saj nga viti 1675 deri në mes të shek. XVIII. Përmbledhje // Informatori (Unionit te Bashkesive shqiptare ne Republiken e Kroacise), 14 (2007), 1; 16-16

Podaci o odgovornosti

Čoralić, Lovorka ; Balić Nižić, Nedjeljka

nije evidentirano

Nga betejat historike kroate – Croati a cavalo dhe Soldati Albanesi, shoqëria e tyre dhe të dhënat mbi vepimtarinë e saj nga viti 1675 deri në mes të shek. XVIII. Përmbledhje

Në periudhën prej shek. XVI-të deri në atë XVIII-të, sidomos gjatë kohës së luftrave turko-veneciane, qyteti i Zadarit, si kryeqytet i rajonit (provincës) së Dalmacisë – përfaqësonte një prej bazave detare më të rëndëishme të Serenisimës në bregdetin lindor të Adriatikut. Në qytet dhe në rrethinat pranë tij, që nga fillimi i shekullit XVI, vepronin garnizone ushtarakë të shumtë më përbërje të ndryshme. Temë e këtij punimi, janë njësitë ushtarake më të zgjedhura të përtej Adriatikut, që në burimet e hershme quheshin Croati a cavalo (Cavaleria Croata) dhe Soldati Albanesi, si dhe shoqëria e tyre fetare e përbashkët Shenjti Jeronim, e themeluar në vitin 1675 në Zadar. Kjo shoqëri mblodhi rreth saj pjesëtarë të kalorësisë së lehtë kroate (pajisur me armë të lehta), së pari të lindurit në Zadar dhe rrethinat e tij (nga zonat që ranë nën pushtimin osman), komandantët e të cilëve ishin figura të shquara të ushtrisë dhe jetës shoqërore zadare, bile dhe asaj kroate (siç janë familjet e avokatëve Posedarski, Benja, Detrico etj.), si dhe pjesëmarrës të formacioneve të këmbësorëve dhe kalorësisë (kavalerisë) me prejardhje nga Shqipëria e Venedikut (pjesa e bregdetit të sotëm shqiptar e malazez), të cilët përsa i përket përbërjes etnike, ishin shqiptarë, kroatë dhe malazez. Kjo shoqëri fetare, që në fillimet e saj kishte mbështetjen e veçantë të proveditorit venedikas të Dalmacisë dhe Shqipërisë, si dhe të organeve të tjerë qendrorë të këshillit për rajonin. Disa vjet pas krijimit të saj, kjo shoqëri do të ngrinte në kishën e Shenjtit Simon, kapelën e saj, e cila sot gjëndet e zbukuruar nga një pikturë me figurën e Sh. Jeronim, si mbrojtës i kësaj shoqërie. Në këtë punim, zbërthehen me detaje nenet e dispozitave të statutit, regjistrit (Matrikula) të shoqatës (mënyra e anëtarësimit dhe e funksionimit në shoqatë, mënyra dhe kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë, detyrimet dhe të drejtat e tyre vendosëse ; veprimtaria humanitare e shoqatës dhe vendosmëria, dëshira e saj e zjarrtë për rregullimin e oltarit vëllazëror), si dhe të dhënat e nxjerra që nga koha e themelimit të saj, nga mesi i shek. XVIII (vërtetimet e privilegjeve të vjetra dhe dispozitave të reja të proveditorit gjeneral venedikas të Dalmacisë etj.). Në të theksohet se, shoqëria Sh. Jeronim ishte vetëm një nga përbërësit e shumtë në historinë e formacioneve ushtarakë, të cilët funksiononin në këtë periudhë, në Dalmaci (por me parë në Zadar) si dhe thekson domosdoshmërinë e kërkimeve universale (të përgjithëshme) të historisë së ushtrisë dalmate gjatë kohës së luftrave turko-veneciane. Në fund të punimit renditet lista e plotë dorëshkrimeve të kopjuara të Matrikulës së shoqërisë së ushtarëve kroatë dhe shqiptarë.

Dalmacia; Shqipëria; Republika e Venedikut; Zadari; beteja historike; luftrat turko-veneciane; periudha prej shek. XVI-të deri në atë XVIII-të; shoqëri fetare (miqësi)

nije evidentirano

engleski

From Croatian Military History – Croati a cavallo and Soldati Albanesi, Their Confraternity and Sources on Its Activity from 1675 to the Middle of the Eighteenth Century. Summary

nije evidentirano

Dalmatia; Albania; Republic of Venice; Zadar; military history; Venetian– Ottoman wars; Early Modern Age; confraternities

nije evidentirano

Podaci o izdanju

14 (1)

2007.

16-16

objavljeno

1846-3975

Povezanost rada

Povijest